Sileksi – Makedonija GJP, finalja e Kupës!

Sileksi – Makedonija Gjorçe Petrov do të jetë finalja e edicionit të sivjetshëm të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Sileksi arriti brenda 90-të minutave lojë të merr biletën për në finale, pasi me golin e vetëm të Kalanoskit mposhti Pelisterin me rezultat 1:0. Ndërkohë skuadra e Muharem Bajramit u kualifikua pas gjuajtjeve të penalltive, pasi ndeshja e rregullt u mbyll me barazim pa gola. Struganët gabuan dy herë në ekzekutimin e penalltive, me Makedonija Gjorçe Petrovin që nuk gaboi dhe mori kualifikimin për në finale. Ndeshja finale Sileksi – Makedonija Gjorçe Petrov do të zhvillohet me 20 maj në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close