Të mërkurën Struga Trim Lum në terren vendas do të luaj ndeshjen gjysmëfinale të Kupës kundër Makedonija GJ.P., ndërsa në prag të kësaj super përballje, ka folur kapiteni i struganëve, Bunjamin Shabani.

“Na pret një ndeshje me rëndësi shumë të madhe, do të kisha thënë ndeshja e sezonit për ne si skuadër me një kundërshtarë shumë të fortë. Por duke ditur rëndësinë e kësaj ndeshje jemi përgatitur maksimalisht, me qëllim që nesër së bashku me tifozët tanë të shkruajmë historinë më të re të Struga Trim Lum, duke u kualifikuar për herë të parë në një finale të Kupës. Nëse vitin e kaluar arritëm Europën përmes kampionatit, këtë herë shpresoj që një gjë të tillë ta bëjmë përmes Kupës, që këtë vit do të jetë e jona” – është shprehur Bunjamin Shabani për faqen zyrtare të klubit strugan.
Fituesi nga përballja midis Struga Trim Lum dhe Makedonija GJ.P, me 20 maj do të luaj në finalen e madhe të Kupës kundër fituesit nga përballja Pelisteri-Sileksi, ndeshje kjo që gjithashtu në program është të mërkurën.
Që të dyja këto ndeshje startojnë në ora 16:00.

