Befasia e mbrëmjes – Middlesbrough eliminon Tottenhamin nga FA Cup

Middlesbrough ka arritur të bëjë befasinë duke eliminuar Tottenhamin në “FA Cup”. Vendasit kanë arritur të fitojnë me rezultat minimal 1:0.

Spurs dominuan në çdo aspekt në tërë ndeshjen, por që Middlesbrough arriti të kualifikohet në fazën tjetër.

Koha e rregullt përfundoi ashtu siç nisi, pasi asnjë skuadër nuk i konkretizoi aksionet.

Në kohën shtesë, ishte Joshua Coburn që shënoi golin e fitores pas një asistimi të Crooks për të vulosur fitoren dhe arritur ta kualifikoi skuadrën në çerekfinale.

Ndërkohë, kundërshtari i radhës për Middlesbrough do mësohet pas hedhjes së shortit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close