Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi ka shkëlqyer në muajin e parë në La Liga. Muriqi iu bashkua klubit spanjoll në janar në formë huazimi me opsion blerje nga Lazio.

Në muajin e parë në La Liga, Muriqi ka shkëlqyer dhe me shumë meritë ka hyrë në formacionin më të mirë të muajit.
Ishte “Whoscored” që ka ndërtuar formacionin më të mirë të muajit, aty ku edhe gjendet Muriqi pranë yjeve të mëdhenj si Vinicius, Asensio e Carvajal.
Përpos kësaj, Muriqi ishte vlerësuar këtë muaj me notën 7.54, që ishte lojtari i dytë më i vlerësuar pas Asensios 7.64.
Formacioni më i mirë i muajit:
Herrera; Carvajal, Militao, Pier, Acuna; Asensio, Fekir, Merino; Vinicius; Unal, Muriqi.
La Liga February Team of the Month pic.twitter.com/xTrgW4Hqe1
— WhoScored.com (@WhoScored) March 1, 2022


La Liga February Team of the Month