Vedat Muriqi afër transferimit në La Liga!

Ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi nuk ka të ardhme te skuadra e Lazios dhe pritet të largohet gjatë kësaj jave, pra deri në fundin e merkatos.

Skuadra të shumta janë lidhur me emrin e tij, duke filluar nga Fenerbahce, CSKA Moscow e WBA.

Por, sipas Alfredo Pedulla, lojtari është afër kalimit te skuadra spanjolle, Mallorca.

Mallorca dëshiron ta ketë lojtarin në formë huazimi, me obligim blerjeje në fund të sezonit.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë lëvizje konkrete sa i përket këtij planifikimi. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close