Klubet e Premierligës me diskutim të papritur, sezoni 2020/21 mund të luhet pa tifozë

Ndërsa klubet diskutuan propozimet për ta përfunduar këtë sezon pa tifozë në ambiente neutrale, ata gjithashtu kanë filluar të marrin në konsideratë që edhe sezoni 2020/21 të vazhdojë njësoj.

Klubet presin që futbolli të kthehet në normale vetëm kur ekziston një vaksinë e koronavirusit. Shumica e ekspertëve besojnë se një vaksinë nuk do të vihet në dispozicion deri në mes të vitit të ardhshëm, përcjell lajmi.net.

Ndërkohë, shumë klube besojnë se një nga gjërat e para që ata mund të bëjnë është buxheti për të shpenzuar pak ose aspak para për transferime kur të hapet dritarja tjetër.

Premierliga ka thënë që mosmbyllja e këtij sezoni do t’i kushtojë 20 klubeve të saj më shumë se 1 miliard funte, por të luash sezonin e ardhshëm pas dyerve të mbyllura ka të ngjarë të ketë një ndikim edhe më dramatik në financat e klubeve. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close