Skuadrat e Serie A do të kenë mundësi të kthehen në qendrat e tyre stërvitore, duke filluar nga java e ardhshme (nesër).

Presioni ishte i madh pas vendimit për të mos i lejuar këto skuadra të stërviten. Regjione të ndryshme morën vendime të kundërta ndaj qeverisë, por sot erdhi edhe reagimi i këtyre të fundit.
Pas Emilia-Romagna, Lazio e Campania – regjioneve të para që hapën fushat për stërvitje – qeveria vendosi ta bënte këtë gjë në nivel vendi.
Skuadrat tashmë do të vazhdojnë stërvitjet e tyre, por jo në grup. Lojtarët do të punojnë individualisht.
Në Itali synohet që ndeshjet e para pas pandemisë Covid-19 të luhen më 27-28 maj.

