Brighton konteston planin e Premierligës që ndeshjet të luhen në terrene neutrale

Kur u mendua se Premierliga ka një plan të mirë për të vazhduar pjesën e mbetur të sezonit, kanë filluar reagimet nga skuadra të kësaj lige.

Plani për të luajtur ndeshjet e mbetura të sezonit në terrene neutrale ka hasur në mospajtim me disa skuadra, përfshirë atë të Brighton.

Shefi ekzekutiv i kësaj skuadre nuk e sheh si korrekt këtë vendim, duke pasur parasysh se skuadra e tij do të luante 5 ndeshjet si nikoqire.

“Qartë, ne duhet të përgatitemi që të pranojmë disa kompromise dhe ne vlerësojmë se arsyeja pse po luajmë me dyert e mbyllura është nevojë e domosdoshme për të luajtur ndeshjet e mbetura, derisa mbështesim totalisht tentimet e qeverisë për të parandaluar koronavirusin”, ka thënë Barber, transmeton lajmi.net.

“Por, në këtë pikë kritike, të luajmë ndeshjet në terrene neutrale, sipas ne, ka një ndikim të madh në integritetin e garës”.

“Pesë nga nëntë ndeshjet tona të mbetura do të luheshin në Amex – të gjitha këto pesë ndeshje të vështira, katër nga to me skuadra të mëdha në Evropë”, shtoi Barber.

“Dukshëm, ne duhet të pranojmë se mund të ketë përfitime në ndeshjet që luajmë si mysafir, nëse luhen në terren neutral, por kalendari nuk është i balancuar si duhet në këtë fazë të sezonit dhe ne nuk luajtëm 29 ndeshjet e para në këtë formë”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e CEO të Brighton.

Premierliga akoma nuk ka konfirmuar stadiumet që do të jenë nikoqire për ndeshjet e mbetura. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close