Pas mbledhjes së fundit të mbajtur ndërmjet skuadrave të Premierligës, u njoftua se ka një pajtueshmëri që ndeshjet e mbetura të luhen në terrene neutrale, nëpër Angli.

Por, së fundmi po raportohet se Premierliga mund të zhvendoset në Australi, vetëm për pjesën e mbetur të këtij sezoin.
Është qyteti i Perth ai që është ofruar për të organizuar ndeshjet e ardhshme të Premierligës, përcjell lajmi.net.
“Unë kam diskutuar me kontaktet e mia në klubet e Preimerligës dhe ata kanë pëlqyer këtë ide”, citohet të ketë thënë Gary Williams, agjent i futbollit, i lindur në Birmingham.
“Unë kam folur gjithashtu edhe me qeverinë dhe ata janë entuziastë. Ne do të flasim përsëri gjatë kësaj jave. Të gjithë janë të sigurt këtu. Qeveria ka marrë masat e duhura”, ka shtuar ai.
Kurse, lidhur me këtë ka folur edhe senatori i Perth, Glenn Sterle, i cili ka shprehur gatishmërinë për ndihmë.
“Unë jam duke parë me shqetësim atë që po ndodhë në Angli. Ne duam të ndihmojmë”, ka thënë Sterle, transmeton lajmi.net.
“Ne nuk kemi thuajse asnjë rast të ri. Do të ishte vetëm çështje karantinimi për disa nga miqtë tanë kur ata të vijnë këtu. Kur Gary foli për këtë, ishte ide e mrekullueshme. Jam i lumtur që ai po merr përgjigjen e njëjtë nga njerëzit që ka telefonuar”, ka shtuar senatori i Perth.
Mbetet të shihet nëse zyrtarët e Premierligës dhe klubet e kësaj lige do të pajtohen për një gjë të tillë. /Lajmi.net/

