Ishte vetë klubi që zotëronte kartonin e lojtarit që dha lajmin e trishtë në Facebook për ndarjen nga jeta të Kaio Felipe Santos Silva.

Mënyra sesi ka humbur jetën e bën akoma edhe më të tmerrshme vdekjen e tij.
Mbrojtësi i majtë po lunate me balonën kur kjo e fundit ngeci në telat e një shtylle të tensionit të lartë me futbollistin që në tentativë për ta kapur e zuri korenti dhe rryma elektrike rezultoi fatale për të.
Klubi i Independiente Limeiras i shprehu ngushëllimet familjes së futbollistit. Për t’u përmendur që në sezonin që u ndërpre Kaio Felipe Santos Silva kishte luajtur 22 ndeshje duke realizuar dhe 6 gola.

