Klubet e ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA, janë duke hapur telashe për rikthimin në parket.

NBA ka qenë duke punuar së fundmi për rikthimin në normalitet, duke qëndruar pas një plani që do t’i rifillonte stërvitjet nga 1 maji.
Disa skuadra kanë qenë pro dhe kanë shtyrë këtë plan, por sipas raportimeve të Adrian Wojnarowski të ‘ESPN’, ka skuadra që janë kundër këtij plani, transmeton lajmi.net.
Ato skuadra besojnë se palestrat duhet të jenë të pastra, të sigurta dhe kushtet e skuadrave të monitorohen.
Atlanta Hawks është një nga skuadrat që ishte deklaruar se preferon të shtyjë datën e rikthimit.
Mbetet të shihet se cili do të jetë njoftimi final, zyrtar, nga liga e NBA.

