Manchester United ka bërë një ofertë verbale prej 70 milionë eurosh për të nënshkruar Victor Osimhen nga Napoli, sipas gazetarit turk Kagan Dursun përmes Caught Offside.

Raporti vjen pasi Djajtë e Kuq pësuan një humbje 3-1 ndaj Brighton në Premier League të dielën. Osimhen, aktualisht i huazuar një sezon te Galatasaray nga Napoli dhe po shkëlqen edhe në Turqi.
Në 18 paraqitje, nigeriani ka shënuar 14 gola dhe ka regjistruar gjashtë asiste për skuadrën turke. Ecuria e tij nuk ka kaluar pa u vënë re pasi Djajtë e Kuq po kërkojnë të nënshkruajnë me të për të forcuar sulmin e tyre.

