321 milionë euro të transferimeve gjatë karrierës, Lukaku lë prapa yjet botërorë

Romelu Lukaku është afër ta kompletojë rikthimin e tij tek Cheslea me një shumë prej 120 milionë euro nga kampioni i Italisë, Inter, transmeton lajmi.net.

Në fakt, Lukaku është njëri ndër lojtarët më të shtrejntë në botë me transferimet e tij duke lënë prapa shumë yje botërorë.

28 vjeçari gjatë karrierës së tij ka gjeneruar 321 milionë euro nga trasnferimet e tij në Angli dhe Itali.  Ai ka kompletuar pesë transferime duke u transferuar nga Anderlechti tek Cheslea për 12 milionë euro, ku më pas u transferua në Everton për 36 milionë dhe më pas tek Manchester United për 84 milionë.

Më pas 74 në Inter dhe 120 tek Cheslea, belgu i bën 321 milionë duke lënë prapa Neymarin me 310 milionë dhe Cristiano Ronaldon në vendin e tretë me 228 milionë euro./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close