Leicester City i ka vënë sytë tek mesfushori i Manchester United, Jesse Lingard, sipas Football London.

‘Dhelprat’ do të përpiqen të nënshkruajnë me 28-vjeçarin nëse James Maddison largohet nga klubi pas spekulimeve të vazhdueshme që po e lidhin atë me klubin londinez, Arsenal.
Lingard kaloi gjysmën e dytë të kampanjës 2020-21 në huazim tek West Ham, duke shënuar nëntë gola në 16 paraqitje.
Kujtojmë që Leicester kanë kompletuar tre transferime deri tani këtë afat kalimtar veror, duke transferuar Patson Dakan, Boubakary Soumare, dhe Ryan Bertrand. /Lajmi.net

