Zyrtare: Thiago Motta trajner i Juventusit

Juventusi zyrtarisht e ka emëruar Thiago Mottan si trajner, i cili ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027.

Motta do të jetë pasuesi i Max Allegrit, që u shkarkua disa ditë pasi e fitoi Kupën e Italisë.

Përmes një komunikate zyrtare, Juventusi i uroi mirësëardhje teknikut italian.

“Është zyrtare, trajneri i ri i Juventusit do të jetë Thiago Motta. Trajneri italiano-brazilian ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2027”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Ndërkohë, Thiago shtoi se është i gatshëm për eksperiencën që do ta ketë në një klub të madh si Juve.

“Jam i shumë i lumtur që do të nisi eksperiencën në një klub të mirë si Juventusi. I falënderoj tifozët dhe menaxhmentin, të cilët i siguroj se me të gjithë ambiciet do t’i mbajë ngjyrat e Juventusit lartë dhe t’i bëj tifozët e lumtur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close