ZYRTARE: Richaud Gittens transferohet te Bashkimi

Skuadra e Bashkimi ka vazhduar me përforcimin e ekipit në prag të fillimit të edicionit të ri, shkruan lajmi.net.

Së fundmi ‘prizrenasit’ kanë shtuar në radhët e tyre amerikanin Richaud Gittens.

Gittens i gjatë 193 cm luan në pozitat 2 dhe 3, sezonin e kaluar ai ishte pjesë e skuadrës Barreirense në Superligën.

Është ky përforcimi i dytë i huaj nga “Arpagjikt” këtë merkato ndërsa më parë kanë shtuar në radhët e tyre edhe vendorët Valon Bunjakun dhe Artin Gashi.

Sezoni i ri në Superligën e Kosovës nis në mesin e muajit shtator. /Lajmi.net/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close