Kessie ka kontratë me Milanin deri në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Palët kanë nisur bisedimet për të arritur një marrëveshje të re, por një gjë e tillë po duket e paarritshme për momentin.
Sipas ‘Calcio Mercato’, Futbollisti po kërkon pagë 8.5 milionë euro në sezon në kontratën e re, shumë e lartë kjo për ‘Rossonerët’ që nuk mund të ofrojnë më shumë se sa 5/6 milionë euro.
Futbollisti nga Bregu i Fildishtë nëse nuk e nënshkruan kontratën e re atëherë pritet të largohet menjëherë në këtë merkato.
Në anën tjetër Tiemoue Bakayoko pritet së shpejti të zyrtarizohet si futbollist i gjigantit italian. /Lajmi.net/

