FC Ballkani ka konfirmuar sot se trajneri Orges Shehi nuk do të vazhdojë më në krye të skuadrës kampione.


Sipas njoftimit të klubit, pas ndeshjes me Drenicën, Shehi ka informuar lojtarët dhe drejtuesit se kishte planifikuar të largohej në muajin janar. Duke marrë parasysh situatën aktuale dhe nevojën për stabilitet të menjëhershëm, klubi ka vendosur që ndarja të bëhet menjëherë.
Ballkani ka falënderuar Shehin për punën dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij në Suharekë, duke i uruar suksese në karrierën e mëtejshme.
Në ndërkohë, skuadra e parë do të udhëhiqet përkohësisht nga trajneri i ekipit U21, Edon Gashi, derisa të merret një vendim i ri për pankinën e kampionëve.

