Play off për në Botëror, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova mësojnë rivalët

Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova mesditën e kësaj të enjte kanë mësuar kundërshtarët për ndeshjet e plej of-it të Kampionatit Botëror 2026.

Përfaqësuesja e vendit në plej of do të ketë përballë Danimarkën dhe nëse arrin ta kalojë në finale për një biletë për në Botëror do të takohet me fituesin e duelit Çeki – Republika e Irlandës. Ndeshjen e parë Maqedonia e luan me 26 mars në fushë mysafire, teksa pese ditë më vonë në program është finalja.

Ndërkohë, Shqipëria do ti matë forcat me Poloninë dhe nëse e tejkalon këtë pengesë përballet me fituesin Ukrainë – Suedi. Në anën tjetër Kosova u shortua me Sllovakinë dhe në rast kualifikimi në finale takohet me Turqinë ose Rumaninë. Për Maqedoninë kjo është hera e dytë që do të luajë në fazën e plej of-it për Botëror, teksa Shqipëria dhe Kosova janë në këtë fazë për herë të parë në histori.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close