Mirlind Daku është huazuar te gjiganti slloven, Mura deri në fundin e sezonit, duke u larguar nga skuadra kroate, Osijek.

Ishte Mura që ka konfirmuar nënshkrimin me talentin e Kosovës.
“Mirlind Daku është lojtar i ri i Muras. Sulmuesi nga Kosova do jetë huazim deri në fund të sezonit. Këtë vit ka zhvilluar 12 paraqitje për Osijek, duke shënuar tre herë. Ka kontribuar me një gol në tri ndeshje në kupë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, edhe nënpresidenti i Muras, Denis Rajbar ka lavdëruar lartën yllin e Kosovës.
“Mirlind Daku është futbollisti që kemi ndjekur që një kohë të gjatë. Numrat, sidomos në kampionatin e Kosovës, flasin vetë. Është sulmues që është mësuar të shënojë gola. Besoj që do na ndihmojë në sulm dhe të marrim rezultatet më të mira të mundshme”, tha ai.
̌-!
Nova moč v Murski Soboti, čarno-bejle je okrepil napadalec iz Kosova, ki se k Muri seli iz hrvaškega prvoligaša Osijeka.
Več
https://t.co/dv6Kq0mxj2#čarnobejli #mismomura pic.twitter.com/Ee4KedRF3s
— NŠ Mura (@nsmura_ms) February 7, 2022


https://t.co/dv6Kq0mxj2