Shkëndija ka konfirmuar angazhimin e një prej futbollistët e ri më premtues në vend, pasi ka gjetur akordin me Rabotniçkin për transferimin e Maksimovit.

KF Shkëndija ka komunikuar angazhimin e reprezentuesit të shpresave të vendit, Metodi Maksimov. Mbrojtësi i djathtë 20-të vjeçarë që luan edhe si sulmues krahu te Shkëndija ka kaluar nga skuadra e Rabotniçkit, ndërsa me Shkëndijën firmos kontratë deri verën e vitit 2026.

Pasi kaloi me sukses akzaminimet mjekësore, Maksimov edhe zyrtarisht firmosi kontratën me Shkëndijën.

“Ndjehem shumë i gëzuar dhe i kënaqur. Është nder dhe kënaqësi për mua të luaj për Shkëndijën dhe do të jap më të mirën nga vetja për këtë klub“, është shprehur Metodi Maksimov pasi firmosi kontratën 3,5 vjeçare me Shkëndijën.

Maksimov me Rabotniçkin zhvilloi 14 ndeshje në gjysmësezonin vjeshtor duke shënuar 3 gola dhe 2 asiste, ndërsa është anëtar i rregullt i përfaqësueses U21 të Maqedonisë së Veriut.


