ZYRTARE: KB Peja shton edhe një të huaj në skuadër

Klubi pejan ka arritur marrëveshje me amerikanin Tyrone White i cili ka luajtur në ligen e dytë më të fortë në SHBA, atë të G-League ku ka pasur performanca të shkëlqyera, thuhet në faqen zyrtare të klubit pejan.

Gjithashtu, lojtari në fjalë ka luajtur në shtetet e Amerikes Jugore si në eliten e basketbollit në Argjentinë, Venezuelë e Meksikë me paraqitje mbresëlënëse.

Ky transferim vie pak ditë pasi klubi pejan konfirmoi se e kanë pezulluar lojtarin kroat, Henrik Sirko pas një incidenti pas përfundimit të ndeshjes ndaj Yllit në Suharekë fundjavën e kaluar.

Tyrone raportohet se do të zëvendësojë Sirkon i cili tashmë është larguar nga skuadra, megjithatë ky lajm nuk është konfirmuar ende nga klubi pejan.

/Lajmi.net 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close