ZYRTARE: John Stones rinovon kontratën me Man Cityn

Mbrojtësi i Manchester Cityt, John Stones ka rinovuar kontratën me “Cityzens” deri në vitin 2026, shkruan lajmi.net.

Ky rinovim vie vetëm një vit pasi Stones u vu në shitje nga Manchester City, por falë formës së mirë të treguar ku pavarësisht transferimeve në mbrojtje ai ishte figurë kyçe në fitimin e titullit të Premierligës.

Stones ka rinovuar kontratën me afat pesë vjeçar deri në vitin 2026.

“Nuk mund të isha më i lumtur, jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre, ne kemi lojtarë kualitativ dhe duam të fitojmë sa më shumë trofe”, tha Stones për uebfaqen e Manchester Cityt./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close