Federata e Futbollit e Italisë ka njoftuar se kanë bërë ofertën e tyre për të fituar të drejtën që të organizojnë Euro 2032.

Ofertat për të fituar të drejtat për organizimin e Euro 2028 dhe 2032 fillojnë më 23 mars, me afatin e fundit për të paraqitur projektin që është prilli i vitit 2023.
Vendimi final i UEFA do të bëhet në muajin shtator të po atij viti.
Euro 2024 do të mbahet në Gjermani, dhe kthehet në një shtet të vetëm pasi së fundmi është zhvilluar në vende të ndryshme brenda një edicioni.
FIGC ka njoftuar se do të bëjnë ofertën për vitin 2032. Ata planifikonin edhe për Euro 2028, por pasi u tërhoqën nga kjo e fundit, kanë vendosur të ofertojnë për Euro 2032.

