ZYRTARE: Gianluigi Buffon rinovon me Parmën

Parma ka kompletuar rinovimin e kontratës së portierit Gianluigi Buffon. Italiani pavarësisht moshës ende nuk mendon pensionimin dhe së fundmi ka rinovuar edhe për një vit me klubin ku nisi karrierën, shkruan lajmi.net.

Parma përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar që Buffon do vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2024.

“Ai ende nuk ka mbaruar”, ishte shkruar në komunikatë.

Ndërkohë, para disa javëve, Buffon ka bërë me dije që shpreson të ftohet edhe nga Kombëtarja e Italisë në Kupën e Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close