Juventusi zyrtarizon blerjen e Douglas Luiz. Bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Aston Villan mbi bazën e 50 mln eurove +1.5 në formën bonusesh, shumë që do të paguhet në katër këste.

Mesfushori brazilian ka firmosur deri në 2029 me rekordmenët e futbollit italian. 26-vjeçari, autor i 16 ndeshjeve me kombëtaren Seleçao, është një përforcim me vlera për skuadrën e Thiago Mottës.
Pasi bëhet fjalë për një mesfushor modern, teknik e të fortë, “box to box”, i cili bën mjaft mirë të dy fazat e lojës. Dhe i përshtatet skemave dhe stilit të futbollit që praktikon Thiago Motta.
Douglas Luiz kaloi 5 sezone fantastike tek Aston Villa, aty ku ishte një ndër më të mirët e skuadrës. Më parë ka luajtur edhe me Manchester Cityn, Gironën dhe Vasco da Gamën në vendlindje.
Ky nuk ishte i vetmi operacion mes dy klubeve, pasi në një tjetër dakordësi që nuk ka lidhje me Douglas Luiz, Samuel Iling Jr dhe Enzo Barrenechea transferohen në ishull.
Dy talentet e Juventusit do të jenë pjesë e skuadrës së Unai Emery, që sezonin e ardhshëm do të garojë në grupet e Champions League. Nga shitja e tyre, “Zonja e Vjetër” do të arkëtojë 22 mln euro.

