Zvicra publikon listën për dy sfidat vendimtare

Zvicra momentalisht ndodhet në pozitën e dytë në grupin C të kualifikimeve me 14 pikë, aq sa ka Italia në vendin e parë, shkruan lajmi.net.

Pikërisht Italia do të jetë kundërshtari i radhës i tyre më 12 nëntor, para se të luajnë me Bullgarinë më 15 nëntor.

Këto dy duele janë përcaktuese për fatin e zvicranëve nëse mund të kualifikohet nga vendi i parë, apo do të mbesin në zonën e “Play Off-it”.

Përzgjedhësi Muray Yakin ka bërë të ditur listën e futbollistëve të ftuar për këto dy takime.

Në listë bënë pjesë edhe Xherdan Shari e Andi Zeqir nga futbollistët shqiptarë, ndërsa mungon Granit Xhaka shkaku i lëndimit.

Këta janë futbollistët e ftuar nga Yakin për dy ndeshjet vendimtare. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close