Xavi dëshmon “dashurinë” që ka për Barcelonën, paguan nga xhepi i tij klauzolën e largimit nga Al Sadd

Sipas deklaratës së Al Sadd, Barcelona ka paguar klauzolën e spanjollit prej pesë milionë euro që t’i bashkohet atyre menjëherë, shkruan lajmi.net.

Por, mediat spanjolle kanë zbuluar se Barça nuk ka pranuar të paguajë klauzolën e lirimi të Xavit shkaku i problemeve financiare, por një gjë të tillë e ka bërë vetë trajenri.

Thuhet se Xavi do të paguajë nga xhepi i tij pesë milionë euro duke prishur kontratën e Al Sadd dhe më pas t’i bashkohet ‘klubit të zemrës’.

Një gjest i madh ky nga spanjolli që është legjendë e ‘Katalunasve’ të cilët me padurim po presin që Xavi të zë vendin e lënë bosh nga Ronald Koeman.

Al Sadd kofrimoi kalimin e teknikut spanjoll te Barça, por një gjë e tillë nuk është bërë ende e ditur nga këta të fundit. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close