Zbulohet e ardhmja e Kroos pas interesimit nga gjigantët evropian

Toni Kroos, së fundmi është lidhur me një largim të mundshëm nga Real Madridi, transmeton lajmi.net.

PSG, Man City dhe Liverpool janë ekipet më të interesuara për gjermanin, por duket se e ardhmja e tij është në “Santiago Bernabeu”.

Agjenti i futbollistit, Volker Struth përmes një deklarate ka bërë të ditur të ardhmen e Kroosit.

“Mendoj se Kroos do ta përfundojë karrierën e tij te Real Madridi”.

“Ai nuk më ka thënë në bisedat telefonike se dëshiron të largohet nga Reali”.

“Ai dhe familja e tij janë të lumtur në Madrid”, tha Struth në një intervistë për Sport1.

Ndryshe, Kroos është prej kohësh futbollist kyç i “Los Blancos” dhe ka fituar gjithça çka mund të fitohet në nivel klubesh me ekipin spanjoll. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close