Zhikica Tasevski, trajner i ri i Makedonija GJP

Zhikica Tasevski edhe zyrtarisht është emëruar në postin e trajnerit te Makedonija GJorce Petrovi. Takimi i dytë i djeshëm pas dite mes drejtuesve të skuadrës shkupjane dhe strategut 42-vjeçar, si duket ka rezultuar pozitiv, pasi palët kanë precizuar të gjitha detajet.

Tasevski në postin e trajnerit te Makedonija GJ.P do të zëvendësojë strategun prizrenas, Naxhi Shensoi, i cili me “verdhekuqtë” në 3 ndeshjet e fundit pësoi po aq disfata, duke larguar dukshëm skuadrën nga pozitat që sigurojnë Europën.

Tasevski në krye të Makedonija GJ.P do të qëndrojë deri në fund të sezonit, ndërsa nëse i njëjti do të arrinte të bëjë mrrekulli dhe të dërgojë skuadrën në garat europiane, me shumë gjasa qëndrimi i tij do të vazhdojë.

Makedonija GJ.P pas 23 javëve kampionat ndodhet në pozitën e 6-të me 29 pikë, vetëm 6 pikë larg Shkëndijës së pozitës të tretë, pozitë kjo që siguron eliminatoret e Liga Europa.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close