Barcelona arrin marrëveshje personale me agjentin e Lautaro Martinezit

Në kohën kur futbolli dhe gjithë bota e sportit po kalojnë në një krizë të madhe, duket se punët për merkaton nuk po ndalen.

Skuadra kampione e La Liga, Barcelona, është duke u interesuar maksimalisht për shërbimet e Lautaro Martinez, të cilin e do qysh në merkaton e verës.

Beto Yaque i ‘Tuttsport’ shkruan se Barca tashmë veçse ka arritur marrëveshje personale me agjentin e Lautaro Martinez.

Nëse një gjë e tillë qëndron, katalanët duhet të paguajnë 111 milionë euro për kartonin e argjentinasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close