Zgjedhjet në FSHF dhe finalja e UEFA Europa Conference League, Presidenti Ceferin mbërrin në Tiranë

Kreu i qeverisë së futbollit europian Aleksandar Çeferin nesër do të jetë në Tiranë. Presidenti i UEFA-së, do të zhvillojë një takim në ora 15:00 me Kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të pritet në takim nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ku do të diskutohet për problematikat e incidenteve të fundit lidhur me procesin zgjedhor të FSHF-së dhe gjithashtu në lidhje me organizimin e finales historike të UEFA Europa Conference League në stadiumin “Air Albania” më 25 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close