Thomas Tuchel sot është zyrtarizuar si trajner i ri i Kombëtares së Anglisë.

Tekniku gjerman do të drejtojë ”Tre Luanët” nga 1 janari i vitit 2025.
Ai ka nënshkruar kontratë 18 mujore dhe paga e tij do të jetë rreth 5 milionë funte në vit.
Tuchel i cili u largua nga Bayern Munchen në fund të sezonit të kaluar, do të jetë pasardhës i Gereth Southgate, i cili dha dorëheqje pas eliminimit nga Kampionati Evropian.
Në ndeshjet e Ligës së Kombeve, Anglia po udhëhiqet nga selektori i kombëtares U21, Lee Carsley, i cili do të jetë në krye edhe për dy ndeshjet e fundit të muajit nëntor.

