Federata Spanjolle e Futbollit Spanjoll ka punuar për muaj me Ministrinë e Punëve të Jashtme për organizimin e ndeshjes midis Spanjës dhe Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në mënyrë që ekipi kosovar të ketë qasje dhe të luajë në Spanjë.
Por, më ndryshe se herat e tjera do të jetë protokolli i ndeshjes, i cili do të jetë më i veçanti ndonjëherë në ndeshjet e organizuara nga Spanja.
Kosovës nuk do t’i referohen si shtet sovran kjo federatë. Kështu që, sipas gazetës, ekipit tonë do t’i referohen si territori i Kosovës.
Me një gjë të ngjashëm ekipi i Kosovës do të përballet edhe për flamurin e tyre, i cili nuk do të shfaqet afër atij spanjoll.
Ngjashëm do të veprohet edhe për himnin, ku ai do të prezantohet si muzikë e dhuruar nga territori i Kosovës.
Spanjë-Kosovë do të luhet më 31 mars në La Cartuja dhe do të jetë ndeshja e tretë kualifikuese e Spanjës për Kupën e Botës 2022.

