Ylli i NBA shërohet nga coronavirusi

Lajme të mira vinë nga NBA, të gjithë lojtarët e Brooklyn Nets të cilit ishin diagnostifikuar me Covid 19, tanimë janë shëruar plotësisht transmeton Insporti.
Lojtarët ishin në izolim për 14 ditë, por do vazhdojnë të mbahen të karantinuar edhe për pak kohë.
Në mesin e tyre është edhe ish lojtari më i mirë në NBA, Kevin Durant, i cili raportohet të jetë shëruar plotësisht nga coronavirusi.
Kujtojmë që Durant nuk ka luajtur asnjë ndeshje për klubin e tij të ri, Brooklyn Nets pas transferimit verën e kaluar nga Golden State Warrior.
Lojtari po vuan nga një dëmtim në thembrën e akilit, dëmtim i cili e ka mbajtur jashtë parketit tërë sezonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close