Ylli i Bayern ndihet i mashtruar, dëshiron të largohet

Futbollisti austriak ka mbërritur në Mynih si një 15 vjeçar, dhe nga ajo ditë, të gjitha sezonet profesionale i ka kaluar te bavarezët, për një huazimi një vjeçar të kaluar te Hoffenheim.

Kontrata e tij me Bayernin skadon në verën e vitit 2021, dhe negociatat për një marrëveshje të re, ende nuk kanë filluar.

Bild raportoi se arsyet e vonimit të negociatave është se Alaba ndihet i mashtruar.

Katër vjet më parë, derisa po negocionte kontratën e re, drejtuesit e klubit atij i premtuan që do të luante në mesfushë në vend të mbrojtjes.

Pas katër vjetësh, 27 vjeçari Alaba kuptoi se ishte i mashtruar dhe pjesën më të madhe e kaloi si mbrojtës i krahut të majtë apo i qendrës./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close