Yjet e Bayernit marrin një iniciativë të mirë, dhurojnë 1 mln euro në luftën kundër koronavirusit

Lojtarët e Bayern Munich kanë filluar iniciativën ‘WekickCorona’ dhe dhuruan 1 milionë euro në betejën kundër koronavirusit.

Goretzka dhe Kimmich duan të përdorin platformën e tyre të krijuar rishtas për të gjeneruar fonde për institucionet bamirëse, sociale ose medicinale, që aktualisht po mbështesin ata që kanë nevojë për ndihmë në mes të pandemisë.

“Ne mund të mposhtin koronavirusin si ekip. Me “WekickCorona”, ne duam të ndihmojmë ata që kërkojnë një mënyrë për t’u përfshirë, të gjithë janë të mirëpritur edhe për kontribute të vogla”, tha Goretzka.

Në anën tjetër, Kimmich ka shtuar: “Ne duhet të jemi krah për krah, dhe të tregojmë se jemi përgjegjës dhe të gatshëm për të bashkëpunuar. Çfarëdo lloj ndihme, qoftë financiare apo ndryshe, është e dëshirueshme dhe e mirëpritur”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close