FC Shkupi sonte u mund nga Levski me rezultat 0:2 në ndeshjen e parë të xhiros së dytë eliminatore në Ligën e Konferencës.

Pas ndeshjes për gazetarët ka folur trajneri i Shkupit, Xhihad Arslan.
“Ne patëm tre raste në pjesën e parë. Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të mi, ata treguan pasion. Më vjen keq për golin e dytë, kemi punuar shumë në këndore, por ka pasur një rënie të përqendrimit në sekondat e fundit, nuk kam pse të ankohem. Urime Levskit, por rezultati i kësaj ndeshjeje nuk është real. Do të doja të bëja një koment për arbitrin. Si mund të ndodhë, pra duhet të ketë ndonjë rregull për delegimin e gjyqtarëve, kur dihet që kundërshtari ynë i ardhshëm potencial duhet të jetë nga Lituania apo Izraeli. Epo, si mund të jetë arbitri i kësaj ndeshjeje nga Izraeli. Rezultati nuk është në favorin tonë, por ne nuk shkojmë në Sofje për t’u dorëzuar, përkundrazi. Ne do të luajmë sërish mirë dhe do të korrigjojmë gabimet”, ka thënë trajneri Arslan.

