Një tifoz i Man. Junajtedit është një sensacion i vërtetë në internet, pasi u zotua se nuk do t’i presë flokët, derisa “Djajtë e Kuq” nuk fitojnë pesë ndeshje radhazi.

Ndërkohë, flokët i janë rritur ndjeshëm dhe siç janë gjërat duket se do të vazhdojnë të rriten për një kohë të gjatë.
“Sky Sports” filmoi gjithashtu një film për tifozin Frank Ilett, i cili po bëhet gjithnjë e më popullor, për shkak të sfidës së tij në dukje të pafund.

