Pas 21 vitesh, Barcelona nuk ka arritur t’i kalojë grupet në një edicion të Ligës së Kampionëve, me herën e fundit të ardhur në sezonin 2000-01 kur luanin atëkohë në turneun UEFA Cup.

Ky ishte vetëm eleminimi i katërt në histori të klubit në grupe në histori të kampionateve të Evropës.
Një nga arsyet e mos-kalimit të grupeve ishte mungesa e efikasitetit në repartin sulmues.
Barcelona arriti t’i realizojë vetëm dy gola në gjashtë ndeshje të fazës së grupeve të këtij sezoni, një numër tmerrësisht i vogël krahasuar me atë të Bayernit që kishte realizuar plot 20 më tepër.
Me vetëm dy gola të realizuara, Barcelona ka regjistruar më së paku gola së në cilëndo kampanjë tjetër të Evropës që blaugranasit e kanë zhvilluar.
Rekordi më i dobët paraprak i tyre mbahej me nga shtatë gola të shënuara (shtatë gola në 1997/98 dhe 2009/10). Gjithashtu shtatë në fazën e dytë të grupeve në 2001/02, kur kishte dy faza grupore përpara çerekfinaleve).
2 – @FCBarcelona have scored two goals in @ChampionsLeague group stage, at least five goals less than in any other edition (seven goals in 1997/98 and 2009/10. Also seven in the second group stage in 2001/02, when there were two group stages before quarter-finals). Tragedy. pic.twitter.com/hTnOAp1jIh
— OptaJose (@OptaJose) December 9, 2021
/Lajmi.net/

