Max Verstappen rikthehet te fitorja në Formula 1. Kampioni holandez dominoi në Çmimin e Madh të Japonisë, e 16-ta e kampionatit botëror.

Piloti i Red Bull u rendit i pari, teksa podiumi u kompletua nga Lando Norris (McLaren) dhe Oscar Piastri (McLaren).
Ky i fundit zhvilloi një garë fantastike. 22-vjeçari australian shijoi për herë të parë ngjitjen në podium.
Vetëm vendi i katërt për Charles Leclerc (Ferrari). Pas tij Lewis Hamilton (Mercedes) dhe Carlos Sainz (Ferrari).
Suksesi në Suzuki ishte i 13-ti për Verstappen, i cili mund të fitojë titullin e tretë botëror në garën e ardhshme: në Katar.
Ndërkohë, skuderia Red Bull fitoi titullin për konstruktorë. Për herë të gjashtë në histori (2010, 2011, 2012, 2013, 2022, 2023)./SS/

