Flamuri i Palestinës me mbi shkrimin “Liri për Palestinën”, është vendosur të dielën në objektin e Hotelit Grand në Prishtinë, pak orë para ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit.

Ky flamur i cili është pranë ati të u Ukrainës është vendosur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
“Sot shpalosëm flamurin e Palestinës si akt i solidaritetit me luftën e popullit palestinez për liri. I vendosur krahas flamurit që kërkon çlirimin e Ukrainës, ky flamur denoncon pretendimet për solidarizim selektiv dhe insiston në të drejtën e çdo populli për liri. Ne qëndrojmë të bashkuar/a dhe të vendosur/a të kundërshtojmë dhe luftojmë çdo okupim, kolonizim dhe racializim të popujve”, thuhet në postimin e tyre.
Por, flamuri nuk ka qëndruar gjatë, ai u hoq shumë shpejt, ndërsa këtë aktë Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, thotë se e “lexojmë si tentativë heshtuese nga shteti i Kosovës dhe
pozicionim shqetësues në përkrahje të luftës gjenocidale të shtetit të Izraelit ndaj popullit palestinez”.
Për ndeshjen Kosovë- Izrael e cila luhet në Prishtinë, Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë.
Mbi 10 mijë njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, si reagim i shtetit të Izraelit ndaj sulmëve që Hamas kreu në territorin e saj në muajin e kaluar.

