Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli nuk po kalon ditë të mira. Kjo pasi që vendimi për të krijuar Superlgën Evropiane shkaktoi polemika të mëdha nga e gjithë bota.

Sipas gazetës italiane, La repubblica, tre klube nga Serie A po kërkojnë përgjegjësi nga ai.
Sipas artikullit, Agnelli ishte njëri nga “ideatorët” e Superligës dhe tani ai është bërë “halë në sy” për shumë klube të Serie A.
Roma, Torino dhe Genoa janë klubet të cilat kërkojnë përgjegjësi nga presidenti i Juventusit.

