Vedat Muriqi në histori të Mallorcas, barazon rekordin që s’ishte arritur që nga viti 2006

Muriqi u huazua te Mallorca nga Lazio me opsion blerje, ndërsa ka shkëlqyer që nga debutimi, shkruan lajmi.net.

E tani, kosovari ka barazuar një rekord te skuadra spanjolle që nuk ishte arritur që nga viti 2006.

Muriqi është bërë lojtari i parë i Mallorcas që përfshihet në gol në dy ndeshjet e parë në La Liga (një gol dhe dy asistime) që nga Bosko Jankovic në shtatorin e 2006, kështu raporton “OptaJose”.

Ndërkohë, me këtë formë që është duke kaluar, Muriqi do jetë ndihmë e madhe për Kosovën në ndeshjet e marsit./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close