Vajzat e Çairit kualifikohen në finale të Kupës së Maqedonisë në hendboll!

Skuadra e hendbollit të femrave nga Çairi ka siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Maqedonisë, pasi triumfoi ndaj Metalurgut të Autokomandës me rezultat të ngushtë 22:20. Në finalen që do të luhet të shtunën (sot) në Radovish në palestrën sportive “25 Maj” me fillim në orën 16:00, Çairi do të përballet me ekipin e Gjorçe Petrovit.

Ndeshja gjysmëfinale ishte e luftuar dhe me shumë kthesa. Metalurgu e nisi më mirë dhe arriti të krijojë epërsi prej dy golash, por Çairi reagoi fuqishëm, duke barazuar rezultatin dhe duke e mbajtur lojën në ekuilibër deri në fund të pjesës së parë që përfundoi 11:10 në të mirë të Metalurgut.

Në pjesën e dytë, Çairi ngriti nivelin e lojës, bëri kthesën dhe kaloi në epërsi 15:14, duke e mbajtur ritmin edhe në momentet vendimtare. Seria prej tre golash solli avantazhin më të madh në ndeshje 20:17, ndërsa me golin e radhës, Çairi arriti edhe te plus katër (21:17), çka e vendosi fatin e takimit të mbyllur me shifrat 22:20.

Finalja ndaj Gjorçe Petrovit pritet të jetë një spektakël i vërtetë, ku skuadra nga Çairi synon ta kurorëzojë sezonin me trofeun e Kupës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close