“Sportmania” e ngriti zërin për pagat e lojtarëve, reagon FC Shkupi: Do ti shlyejmë borxhet javën që vjen

Portali “Sportmania” mbrëmjen e së enjtes publikoi një artikull rreth situatës te FC Shkupi. Tema konkretisht ishte mos pagesa e pagave ndaj futbollistëve. 

Reagimi i drejtuesve të Shkupit ka qenë i menjëhershëm, ku sot kanë dalur me një reagim, duke arsyetuar veten dhe mes tjerash janë shprehur se javën që vjen do ti shlyejnë të gjitha borxhet. 

REAGIMI I FC SHKUPIT: 

Së fundmi, kemi vërejtur se në disa media sociale sportive po qarkullojnë lajme të pavërteta dhe tendencioze që synojnë të dëmtojnë imazhin e klubit tonë, veçanërisht në lidhje me pagesat.

Dëshirojmë të theksojmë se gjatë gjithë sezonit, pa nxjerrë në pah asnjë problem apo vështirësi, fokusi ynë ka qenë të përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Shumë nga vështirësitë që kanë dalë në sipërfaqe nuk janë rezultat i drejtimit aktual. Përkundrazi, të gjitha sakrificat e nevojshme për të mbajtur klubin në këmbë dhe për ta çuar përpara janë bërë nga kryesia e re. Klubi është marrë në menaxhim rreth pesë muaj më parë dhe që nga ajo kohë janë paguar katër paga. Paga e fundit dhe detyrimet e mbetura nga kryesiea e mëparshme do të shlyhen javën që vjen, pasi procesi i kalimit të të autorizimeve të nënshkrimit tek drejtimi i ri të përfundojë.

Askush nuk ka të drejtë të fyejë emblemën e FC Shkupit. Po ashtu, askush nuk ka të drejtë të flasë për sakrificat që kemi bërë gjatë këtij procesi. Pronari i vërtetë i këtij klubi janë tifozët dhe kryesia e re. Futbollistët janë profesionistë që shërbejnë për këtë emblemë, sa herë që marrin pagën e tyre. Gjithashtu, duam të falënderojmë një grup futbollistësh që kanë treguar karakter të jashtëzakonshëm dhe kanë dhënë gjithçka nga vetja e tyre në këtë proces.

Në të njëjtën kohë, dëshirojmë të falënderojmë grupin e lojtarëve që kanë treguar karakter dhe përkushtim maksimal për të kaluar këtë fazë me dinjitet.

Duam të theksojmë se asnjë sakrificë nuk do të mbetet pa shpërblim.

Na presin ndryshime dhe ristrukturime të reja, shihemi në sezonin e ardhshëm.

Me respekt për të gjithë tifozët dhe opinionin publik që vërtet mendojnë për të mirën e emblemës së FC Shkupi.

Me respekt, FC SHKUPI

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close