Leo Abazaj arrin fitoren e gjashtë radhazi në boksin profesionist

Boksieri tetovar Leo Abazaj vazhdon rrugëtimin e tij të pamposhtur në ringun profesionist, duke shënuar fitoren e gjashtë (6-0-0) pas një paraqitjeje mbresëlënëse në Leverkusen, Gjermani.

Në një përballje të fortë kundër një kundërshtari anglez, Abazaj dominoi me stil dhe ritëm të lartë gjatë gjithë ndeshjes, duke fituar me vendim unanim të gjyqtarëve. Edhe pse nuk arriti nokautin, “Princi nga Tetova” tregoi forcë, qetësi dhe vendosmëri, duke dhuruar një performancë që fitoi respektin e publikut dhe të kundërshtarit.

Edhe pse e dhashë maksimumin tim, ai qëndroi në këmbë deri në fund. Faleminderim për organizatorin, sponsorin tim Brandschutz360, familjen, shokët dhe të gjithë ndjekësit që më përkrahin çdo ditë. Nuk do t’ju zhgënjej kurrë!”, shkroi Abazaj në rrjetet sociale.

Në një reagim tjetër, menaxheri dhe trajneri i tij Halim Abazi u shpreh krenar për paraqitjen e Leo-s:

Pas gjashtë raundeve të forta doli nga ringu si fitues. Kundërshtari ishte i fortë dhe i qëndrueshëm, por kjo ishte një fitore e qartë. Premtoj se do të vazhdojmë të punojmë akoma më fort për t’ju bërë krenarë të gjithëve.”

Pas këtij suksesi, Abazaj mbetet i pamposhtur dhe me ambicie të mëdha për të ardhmen: synimi i tij, titulli botëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close