Usyk debuton në futbollin profesional – humb shans të pastër për të shënuar gol

Ukrainasi ka lënë për pak kohë dorezat anash dhe i është kthyer fushës së futbollit.

Oleksandr Usyk debutoi në futboll më 4 shkurt, në një ndeshje me skuadrën ukrainase të divizionit të dytë, Polissya, përcjell lajmi.net.

Usyk pati një mundësi të mirë që të shënonte gol në këtë ndeshje, por shpërdoroi mundësinë e tij.

Oleksandr Usyk merrte titujt e kampionit në shtatorin e kaluar, kur mposhti Anthony Joshuan.

Ai duhet të mbrojë titujt e tij në boks ndaj të njëjtit kundërshtar, në një revansh që parashihet me kontratën e parë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close