UEFA cakton gjyqtarin holandez, i ka sjell vetëm fat “kuqezinjëve” në 3 ndeshje

Gjeorgjia është “pengesa” e radhës për “kuqezinjve” në Ligën e Kombeve. Sfidë kjo e cila do të luhet sonte në Tbilisi në stadiumin “Mikheil Meskhi Stadium”, në orën 18:00. Përbalje shumë e rëndësishme për rrugëtimin e ekipit të Silvinjos, i cili pas disfatës me Çekinë kërkon të bëjë autokritikën. Por jo vetëm kaq, pasi ekipi kuqezi do të kërkojë edhe “hakmarrjen” për humbjen 1-0 në “Air Albania” në muajin shtator.

Spektakël pritet të jetë si në fushë edhe në tribuna, me UEFA-n që ka vendosur t’i besojë këtë sfidë arbitrave holandezë. Kështu kryesor do jetë Dani Makkeli, i cili do të ndihmohet nga Hesen Steegstra dhe Jan de Vries. Arbitër i 4-të do të jetë Allard Lindhout, ndërsa VAR-i i është besuar Rob Dieperinkut e teksa në AVAR do të jetë Erëin Blank.

Makkeli ka eksperiencë në kompeticione të tilla, pasi ka gjykuar sfida edhe në Ligën e Kombeve, Ligën e Kampionëve apo në kualifikueset e “Euro 2024”. Ndërkohë kujtojmë se për Shqipërinë është mjaft i njohur pari i ka gjykuar në të kaluarën. Në të 3 sfidat që ka drejtuar ndeshjet e kuqezinjëve, Shqipëria ia ka dalë të marrë fitore .

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close