Turqia në zi! Pezullohen të gjitha aktivitetet sportive për shkak të tërmetit vdekjeprurës

Pas tërmetit vdekjeprurës 7.8 Rihter, Turqia ka pezulluar të gjitha aktivitetet sportive, të paktën për ditët në vijim. Tashmë është bërë e ditur, se ka patur qindra të vdekur dhe numri i të prekurve nga fatkeqësia pritet të shkojë në disa mijëra, ndërsa vendi është zhytur në zi.

Kështu, të gjitha ligat profesionale nuk do të zhvillojnë ndeshje këtë javë dhe tashmë ndeshjet e sotme të Super Ligës janë shtyrë. Nuk është përcaktuar edhe nëse gjatë fundjavës do të ketë kampionat në futboll dhe basketboll, ku është planifikuar edhe kampionati ballkanik i atletikës në vend.

Në fund të javës janë të planifikuara ndeshjet e basketbollit të Euroligës (Efes – Real më 9/2 dhe Fener-Milan më 10/2), por nuk ka vendim as për këto ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close